
12. HAPJA E DERËS NË RAST EMERGJENCE
Në rast të shkëputjes së energjisë ose defekteve të pajisjes, dera mbetet e kyçur.
Programi i larjes vazhdon kur të rikthehet energjia.
Nëse në rast defekti dera mbetet e kyçur, mund ta hapni atë duke përdorur
veçorinë e shkyçjes së emergjencës.
Përpara hapjes së derës:
PARALAJMËRIM
Sigurohuni që temperatura e ujit dhe rrobat të mos jenë të nxehta.
Nëse nevojitet, prisni derisa të ftohen.
PARALAJMËRIM
Sigurohuni që kazani të mos rrotullohet. Nëse nevojitet, prisni derisa
kazani të ndalojë së rrotulluari.
PARALAJMËRIM
Sigurohuni që niveli i ujit brenda në kazan të mos jetë shumë i lartë.
Nëse nevojitet, vijoni me zbrazjen e emergjencës (referojuni "Zbrazjes
së emergjencës" në kapitullin "Kujdesi dhe pastrimi").
Për të hapur derën, veproni si më poshtë:
1. Shtypni butonin
për të fikur pajisjen.
2. Shkëputeni spinën e pajisjes nga priza e rrjetit elektrik.
3. Hapni kapakun e filtrit.
4. Mbajeni gjuhëzën e shkyçjes së
emergjencës të shtypur për poshtë dhe
në të njëjtën kohë, hapni derën e
pajisjes.
5. Nxirrni rrobat nga pajisja.
6. Mbyllni kapakun e filtrit.
13. TË DHËNA TEKNIKE
Përmasat Gjerësia / Lartësia /
Thellësia
600 / 850 / 605 mm
Thellësia totale 640 mm
Lidhja elektrike: Tensioni
Rryma e përgjithshme
Siguresa
Frekuenca
230 V
2200 W
10 A
50 Hz
28
www.aeg.com
Comentarios a estos manuales