
13.7 Pastrimi i pompës së
shkarkimit
PARALAJMËRIM!
Hiqni spinën nga priza
elektrike.
Kontrolloni rregullisht filtrin e
pompës së shkarkimit dhe
sigurohuni që të jetë e
pastër.
Pastrojeni pompën e shkarkimit nëse:
•
Pajisja nuk e shkarkon ujin.
• Kazani nuk rrotullohet.
• Pajisja bën një zhurmë të pazakontë
për shkak të bllokimit të pompës së
shkarkimit.
• Në ekran shfaqet kodi i alarmit
.
PARALAJMËRIM!
•
Mos e hiqni filtrin gjatë
kohës që pajisja është në
punë.
• Mos e pastroni pompën
nëse uji në pajisje është i
nxehtë. Prisni derisa uji të
ftohet
Vazhdoni si më poshtë për të pastruar
pompën:
1. Hapni kapakun e pompës.
2. Vendosni një enë të përshtatshme
poshtë pompës së shkarkimit për të
mbledhur ujin që del prej aty.
3. Hapeni grykën nga poshtë. Mbani
gjithmonë një leckë pranë për të
fshirë çdo rrjedhje uji gjatë heqjes së
filtrit.
4. Rrotullojeni filtrin 180 gradë në
drejtim të kundërt të akrepave të orës
për ta hapur, pa e hequr. Lëreni ujin
të dalë.
5. Kur ena të jetë mbushur plot me ujë,
kthejeni filtrin në vend dhe
boshatiseni enën.
6. Përsëritni hapat 4 dhe 5 derisa uji të
ndalojë së rrjedhuri.
7. Rrotullojeni filtrin në drejtim të
kundërt të akrepave të orës për ta
çmontuar.
8. Nëse është e nevojshme, hiqni
pushin dhe objektet nga foleja e filtrit.
www.aeg.com34
Comentarios a estos manuales