
4)
Ky program largon mikroorganizmat falë larjes me 60°C dhe shtimit të shpëlarjes. Në
këtë mënyrë, veprimi është me efektiv. E rëndësishme!Vendosni në dhomëzën e
heqësit të njollave një solucion të posaçëm për higjienën dhe zgjidhni opsionin
Njollat.
5)
Shpejtësia e parazgjedhur e centrifugimit është për artikujt e pambuktë. Vendoseni
shpejtësinë e centrifugimit sipas rrobave tuaja.
6)
Nëse e zgjidhni këtë funksion, pajisja kryen vetëm një fazë shkarkimi.
7)
Prekni butonin
9
për të shtuar shpëlarje. Me një shpejtësi të ulët centrifugimi pajisja ka
shpëlarje delikate dhe një centrifugim të shkurtër.
8)
Përdorni një detergjent special për temperatura shumë të ulëta.
9)
Programet standarde për vlerat e konsumit të Etiketës së Energjisë. Sipas rregullores
1061/2010, "Eco 60 °C" dhe "Eco 40 °C" janë përkatësisht "programi standard i
pambukut me 60 °C" dhe "programi standard i pambukut me 40 °C". Ato janë
programet më efikase për sa i përket kombinimit të konsumit të energjisë dhe ujit për
larje të rrobave të pambukta me ndotje normale.
Temperatura aktuale e larjes në fazën e larjes mund të ndryshojë nga temperatura e
deklaruar për programin e përzgjedhur.
10)
Vendosni këtë program për të pasur rezultate të mira në larje dhe për të ulur konsumin
e energjisë. Koha e programit të larjes është zgjatur.
PROGRAMET ME AVULL
Programi
1)
Lloji i ngarkesës Ngarkesa
Rifreskim në avull
2)
Ky cikël heq aromat nga
rrobat.
Avulli nuk i heq aromat
e kafshëve.
Artikujt e pambuktë dhe
sintetikë.
deri në 1.5 kg
Programi me avull
kundër zhubrosjes
2)
Ky program ndihmon që
rrobave t'u hiqen rrudhat.
Artikujt e pambuktë dhe
sintetikë.
deri në 1.5 kg
Avulli mund të përdoret për rrobat e thara, të lara ose të veshura vetëm
një herë. Këto programe mund të reduktojnë rrudhat dhe aromat dhe
mund ta bëjnë veshjen më të drejtuar.
Mos përdorni detergjent. Nëse është e nevojshme, hiqini njollat me
larje ose duke përdorur heqës njollash vetëm aty ku ka njolla.
Programet me avull nuk kanë cikël higjienizues.
Mos e vendosni programin me avull për këto lloje rrobash:
• Rroba që nuk e kanë të specifikuar në etiketën e kujdesit se mund të thahen
me tharëse rrobash.
• Rrobat me pjesë plastike, metalike, druri ose të ngjashme.
Prekni butonin
4
për të ndryshuar kohëzgjatjen e fazës së avullit.
1)
Nëse vendosni një program me avull me rroba të thara, në fund të ciklit rrobat duken të
njoma. Është mirë që rrobat të ekspozohen në ajër të hapur për rreth 10 minuta që
lagështia të largohet. Rrobat duhet të hiqen nga kazani sa më shpejt që të jetë e
mundur. Pas një cikli me avull, rrobat mund të hekurosen, madje pa shumë mundim!
SHQIP 15
Comentarios a estos manuales